Softlab

Kur je në biznes çdo minutë është e vlefshme për ju. Ne e dimë këtë prandaj kemi krijuar programin që ju kursen shumicën e kohës. Ju do të fokusoheni tek gjërat që kanë rëndësi më shumë për ju.

  • Rr. Kongresi Lushnjes, Tiranë, Shqipëri

  • +355 67 2 600 500

  • info@softlab.al

  • E Hënë - E Premte

    (10am - 06pm)

Detyrimi për të lëshuar faturë (part 2) softlab
softlab comments(0) April 24, 2026

Detyrimi për të lëshuar faturë (part 2)

Tatimpaguesit që duhet të lëshojnë faturë

Tatimpaguesit, që duhet të lëshojnë faturë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i realizuar në vitin paraardhës ose në atë aktual, janë personat juridikë dhe fizikë:

a) të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, në përputhje me ligjin për tatimin mbi të ardhurat;

b) të cilët janë tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sistemin e taksave vendore;

c) të cilët janë tatimpagues që ushtrojnë veprimtarinë ekonomike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar, pavarësisht nga forma e organizimit, përfshirë organizatat jofitimprurëse, njësitë e zbatimit të projekteve, organet publike qendrore e vendore, organizatat politike dhe institucione të tjera të ngjashme;

ç) të cilët janë tatimpagues rezident ose jorezident, pavarësisht nga forma e organizimit, kur furnizojnë mallra ose shërbime për organet publike, përveçse kur një organ publik i nënshtrohet TVSH-së dhe ka detyrimin të lëshojë një faturë si marrës i mallrave ose shërbimeve;

d) të cilët janë tatimpagues jorezidentë, për furnizimin e shërbimeve në Republikën e Shqipërisë, kur, në përputhje me legjislacionin tatimor, sipas përcaktimeve në shkronjat “a”, “b” e “c”, të këtij neni, u nënshtrohen detyrimeve tatimore në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet një përfaqësuesi tatimor.

Neni 5: Tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë

1. Përjashtimisht përcaktimeve në nenin 4, të këtij ligji, tatimpaguesi nuk është i detyruar të lëshojë faturë për llojet e veprimtarive dhe për furnizimin e mallrave e të shërbimeve si më poshtë:

a) për prodhuesit bujqësorë, që janë ose jo subjekte të skemës së kompensimit, në përputhje me legjislacionin për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë;

b) për shitjen e biletave ose kuponave nga shoferi i një mjeti transporti pasagjerësh në linjat e transportit publik urban, në përputhje me vendimet e njësive të vetëqeverisjes vendore;

c) për furnizimin e mallrave e të shërbimeve nga persona fizikë të regjistruar në administratën tatimore si “ambulantë”.

2. Përveç përjashtimeve të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, tatimpaguesi nuk është i detyruar të lëshojë faturë edhe për rastet e tjera të përjashtimit nga ky detyrimin, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Tags:
Share:
softlab