Softlab

Siena AI raises $4.7M to build the future of autonomous CX! Read more

Kur je në biznes çdo minutë është e vlefshme për ju. Ne e dimë këtë prandaj kemi krijuar programin që ju kursen shumicën e kohës. Ju do të fokusoheni tek gjërat që kanë rëndësi më shumë për ju.

  • Rr. Kongresi Lushnjes, Tiranë, Shqipëri

  • +355 67 2 600 500

  • info@softlab.al

  • E Hënë - E Premte

    (10am - 06pm)

softlab comments(0) January 22, 2025

Dispozita kalimtare dhe të fundit

Neni 43: Autoriteti përgjegjës Ngarkohen për zbatimin dhe administrimin e këtij ligji administrata tatimore dhe AKSHI.

Neni 44: Sanksionet Çdo veprim ose mosveprim i kryer nga tatimpaguesi, që bie ndesh me dispozitat e këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet si e tillë në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

Neni 45: Mbrojtja e të dhënave

1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen duke respektuar dispozitat e ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

2. Të dhënat personale, të mbledhura për qëllim të lëshimit të faturës dhe kryerjes së regjistrimeve të pagesave, mund të përdoren vetëm për këtë qëllim dhe për qëllim të këtij ligji ose për qëllime të tjera, që janë në përputhje me qëllimin e mbledhjes së këtyre të dhënave.

3. Marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet blerësit ose klientit dhe ndërmjetësve të teknologjisë së informacionit ose tatimpaguesve, që lëshojnë fatura, dhe ofruesve të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, apo paguesit të faturës elektronike dhe ndërmjetësit financiar, në rolin e administratorit dhe përpunuesit të të dhënave personale, të cilat përpunohen gjatë procedurës së lëshimit, marrjes, dërgimit, ruajtjes dhe përpunimit të faturave dhe procedurës së pagesave të faturave elektronike, rregullohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Të gjitha çështjet e tjera, që nuk mbulohen nga ky ligj, i nënshtrohen dispozitave të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore dhe dispozitave përkatëse të ligjeve të tjera në fuqi.

Neni 46: Dispozitat kalimtare

1. Për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri më 31 mars 2020, tatimpaguesit e rinj të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe administratës tatimore, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri më 31.3.2020, për çdo transaksion me para në dorë, lëshojnë faturë ose kupon ose dëftesë tatimore, si dhe dorëzojnë librin e blerjeve dhe librin e shitjeve, në formën dhe procedurën e përcaktuar në këtë ligj dhe/ose legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore dhe legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar. Nga data 1 prill 2020 deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, këta tatimpagues mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

2. Për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, subjekt i këtij ligji, të cilët kryejnë transaksione me para në dorë, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

3. Për periudhën, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, të cilët kryejnë transaksione pa para në dorë, zbatojnë të gjitha detyrimet, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimit mbi vlerën e shtuar.

4. Tatimpaguesit dhe administrata tatimore marrin të gjitha masat për kryerjen e testimit të sistemit elektronik, lidhur me procedurat e fiskalizimit të lëshimit të faturave, sipas parashikimeve të kreut V dhe nenit 18, të këtij ligji, që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 47: Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Ngarkohen Këshilli i Ministrave dhe ministri përgjegjës për financat për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji, jo më vonë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e tij.

2. Përjashtimisht përcaktimit të pikës 1, të këtij neni, aktet nënligjore për zbatimin e neneve 26, 27, 28, 37, 40, 41 dhe 42 të këtij ligji, nxirren jo më vonë se data 1 qershor 2020.

Neni 48: Hyrja në fuqi

1.Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

2. Përjashtimisht pikës 1 të këtij neni, në varësi të llojit të transaksionit, ky ligj i fillon efektet sipas grafikut të përcaktuar në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike:

a) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.

b) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.

c) për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021. 29 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. (Ndryshuar me Ligj Nr. 108/2020 datë 29.07.2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 146, datë 07.08.2020) KRYETARI Gramoz Ruçi Miratuar në datën 18.12.2019 Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020 Ndryshuar me: – Ligj Nr. 108/2020 datë 29.07.2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 146, datë 07.08.2020

Tags:
Share:
softlab