Softlab

Siena AI raises $4.7M to build the future of autonomous CX! Read more

Kur je në biznes çdo minutë është e vlefshme për ju. Ne e dimë këtë prandaj kemi krijuar programin që ju kursen shumicën e kohës. Ju do të fokusoheni tek gjërat që kanë rëndësi më shumë për ju.

  • Rr. Kongresi Lushnjes, Tiranë, Shqipëri

  • +355 67 2 600 500

  • info@softlab.al

  • E Hënë - E Premte

    (10am - 06pm)

softlab comments(0) January 22, 2025

Lëshimi i faturës

Neni 6: Rregulla të përgjithshme për lëshimin e faturës

1. Tatimpaguesit e përcaktuar në nenin 4, të këtij ligji, janë të detyruar të lëshojnë faturë për çdo furnizim mallrash apo shërbimesh që është pjesë e veprimtarisë së tyre ekonomike. Furnizimi i mallrave dhe/ose furnizimi i shërbimeve dhe veprimtaria ekonomike përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

2. Faturat e lëshuara sipas pikës 1, të këtij neni, përdoren për kontrollin e përmbushjes së kushteve për lehtësimin e detyrimeve tatimore ose përjashtimet nga to, për përllogaritjen e detyrimeve tatimore, në përputhje me ligjet përkatëse.

3. Shitësi duhet të lëshojë dhe blerësi duhet të kërkojë faturën në kohën e furnizimit të mallit apo të shërbimit. Fatura përgatitet nga shitësi dhe merret e ruhet nga blerësi në formën 6 origjinale dhe nga shitësi në letër ose si e dhënë elektronike në sistemin e tij elektronik, të përdorur për të lëshuar apo ruajtur faturat.

4. Fatura mund të lëshohet edhe nga një palë e tretë, e autorizuar, në emër dhe për llogari të shitësit ose tatimpaguesit që lëshon faturë.

5. Fatura mund të lëshohet nga blerësi për mallrat apo shërbimet e marra (vetëfaturim) nga një tatimpagues, nëse ka një marrëveshje paraprake ndërmjet dy palëve dhe me kusht që të ekzistojë një procedurë për pranimin nga furnizuesi i mallrave ose shërbimeve të çdo fature të lëshuar në emër dhe për llogari të tij.

6. Vlerat e treguara në faturë mund të shprehen në çfarëdo lloj monedhe, me kusht që vlera totale, vlera e tatueshme, dhe vlera e pagueshme e TVSH-së të shprehen në vlerën ekuivalente në monedhën kombëtare shqiptare (LEK), sipas kursit të këmbimit të publikuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë në momentin kur është lëshuar fatura. Në rast të importimit të mallrave, vlera ekuivalente në monedhën kombëtare shqiptare (LEK) shprehet sipas legjislacionit doganor në Republikën e Shqipërisë.

7. Ngarkohet ministri përgjegjës për financat për nxjerrjen e udhëzimit përkatës për zbatimin e këtij neni.

Neni 7: Rregulla të veçanta për lëshimin e faturës

1. Tatimpaguesit, që lëshojnë fatura, janë të detyruar të lëshojnë një faturë edhe për çdo pagesë të bërë përpara kryerjes së furnizimit të mallrave ose përpara përfundimit të furnizimit të shërbimeve.

2. Përveç detyrimit të lëshimit të faturave për çdo furnizim të mallrave ose ofrimit të shërbimeve, tatimpaguesit, subjekte të TVSH-së ose të tatimit mbi fitimin, apo të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për biznesin e vogël, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi, detyrohen të lëshojnë faturë si pranues të mallrave apo shërbimeve të furnizuara kur:

a) blejnë mallra ose shërbime nga individë që nuk kanë cilësinë e tregtarit dhe që nuk janë të regjistruar në administratën tatimore si tatimpagues që lëshojnë fatura, me kusht që fatura të përmbajë informacionin dhe të dhënat e parashikuara në këtë ligj;

b) në kuadër të veprimtarisë ekonomike të tyre, blejnë shërbime të furnizuara nga një person i tatueshëm, që nuk është i vendosur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, përveç nëse ky person i tatueshëm, shitësi nga jashtë, lëshon një faturë elektronike, në përputhje me specifikimet teknike të përfshira në Standardet Shqiptare (SSH), siç janë publikuar nga institucioni përgjegjës për standardizimin, që shkëmbehet nëpërmjet platformës qendrore të faturave, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji;

c) blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë, që janë subjekte të skemës së kompensimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

3. Ministri përgjegjës për financat, përcakton me udhëzim zbatimin e këtij neni në lidhje me procedurën e vetëfaturimit, në rastin e blerjes së shërbimeve nga tatimpaguesit jashtë vendit, si dhe procedurën për shkëmbimin e faturave elektronike nëpërmjet platformës qendrore të faturave, për shitësit dhe lëshuesit e faturave nga jashtë vendit.

Neni 8: Momenti i lëshimit të faturës

1. Fatura duhet të lëshohet në momentin e furnizimit të mallrave ose shërbimeve, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

2. Në rastin kur blerësi ose marrësi i mallrave ose shërbimeve lëshon një faturë sipas shkronjave “a” dhe “c”, të pikës 2, të nenit 7, të këtij ligji, kjo faturë lëshohet menjëherë, në momentin e furnizimit të mallit apo shërbimit nga blerësi.

3. Në rast se blerësi ose marrësi i shërbimeve lëshon një faturë në përputhje me shkronjën “b”, të pikës 2, të nenit 7, të këtij ligji, fatura lëshohet nga blerësi jo më vonë se data 10 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer shërbimi.

4. Në rastin e referuar në pikën 1, të nenit 7, të këtij ligji, fatura lëshohet menjëherë dhe, në çdo rast, jo më vonë se 72 orë pas pranimit të pagesës.

5. Nëse mallrat furnizohen pa transport, atëherë shitësi duhet të lëshojë faturën në momentin kur mallrat i vihen në dispozicion blerësit.

6. Fatura mund të lëshohet në mënyrë periodike për disa furnizime mallrash ose shërbimesh, të cilat furnizohen në mënyrë të rregullt apo të vazhdueshme, të realizuara ndërmjet tatimpaguesit, që lëshon fatura, dhe klientit të tij, në të njëjtin muaj në të cilin janë kryer furnizimet. Në këtë rast, fatura duhet të lëshohet në mënyrë mujore, jo më vonë se dita e dhjetë e muajit që pason muajin në të cilin është kryer furnizimi.

7. Pika 6, e këtij neni, nuk zbatohet për faturat elektronike të lëshuara në lidhje me procedurat e prokurimit publik.

8. Përveç parashikimeve të këtij neni, tatimpaguesit, subjekte të TVSH-së, duhet të lëshojnë fatura për raste të tjera të paspecifikuara në këtë nen, në momentin siç përcaktohet në legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

KREU IV PËRMBAJTJA E FATURËS

Neni 9: Të dhënat e përgjithshme të faturës

1. Fatura e lëshuar përpilohet në formën e caktuar në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat dhe përmban, të paktën, informacionin e mëposhtëm:

a) titullin “Faturë tatimore”;

b) datën dhe kohën e lëshimit të faturës (orën, minutat dhe sekondat);

c) numrin e faturës;

ç) numrin unik të identifikimit të shitësit;

d) emrin e tatimpaguesit/emrin dhe mbiemrin e shitësit;

dh) adresën e shitësit;

e) numrin unik të identifikimit të blerësit, emrin e tatimpaguesit/emrin, mbiemrin dhe adresën e blerësit. Këto të dhëna janë të detyrueshme vetëm në rast se blerësi është:

i. tatimpagues, subjekt i tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për biznesin e vogël, ose subjekt i TVSH-së, në përputhje me legjislacionin përkatës;

ii. person juridik;

iii. person që blen pronë personale, me vlerë individuale mbi 500 000 lekë;

iv. në raste të tjera, kur blerësi kërkon shënimin e këtyre të dhënave në faturë;

ë) kodin e operatorit, të përcaktuar në përputhje me nenin 15 të këtij ligji;

f) kodin e vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, të përcaktuar në përputhje me nenin 14 të këtij ligji;

g) datën ose periudhën në të cilën furnizimi i mallrave apo shërbimeve është kryer, ose datën në të cilën është kryer pagesa në llogarinë e referuar në pikën 1, të nenit 7, të këtij ligji, për sa kohë kjo datë mund të përcaktohet dhe në qoftë se ajo është e ndryshme nga data e lëshimit të faturës;

gj) sasinë dhe përshkrimin e mallrave ose të shërbimeve të furnizuara dhe çmimin për njësi;

h) vlerën e plotë;

i) rritjet ose zbritjet e tjera të zbatuara (informacion mbi kompensimin ose pagesën, nëse është rasti);

j) vlerën totale për t’u paguar;

k) të dhënat e pagesës, përfshirë mënyrën e pagesës (kartëmonedha dhe monedha, kartë, çek, transaksion bankar, urdhërpagesë, para elektronike, mënyra të tjera të pagesës pa para në dorë), monedhën dhe kursin e këmbimit, nëse fatura nuk është e shprehur në monedhën kombëtare shqiptare (LEK), dhe afatin e pagesës, në rast se pagesa nuk kryhet në çastin e lëshimit të faturës;

l) numrin identifikues të veçantë të faturës (NIVF), të shprehur si shenjë alfanumerike;

ll) numrin e sigurisë së lëshuesit të faturës (NSLF), të shprehur si shenjë alfa numerike;

m)kodin QR, i cili përmban të dhënat e përcaktuara me udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat.

n) shkallën e aplikuar të TVSH-së.

2. Në rast të eksportimit të mallrave jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, përveç informacionit të referuar në pikën 1, të këtij neni, fatura duhet të përfshijë edhe emrin e tatimpaguesit/emrin, mbiemrin dhe adresën e blerësit, nëse ai është tatimpagues ose person juridik në vendin e tij rezident, si dhe numrin e identifikimit tatimor të lëshuar në vendin e tij të rezidencës. Nëse blerësi është individ, i cili nuk është tatimpagues në vendin e tij të rezidencës, në faturë shënohet emri i tij i plotë dhe adresa ku dërgohen mallrat.

3. Çdo dokument në letër ose formë elektronike, që ndryshon faturën origjinale dhe që i referohet në mënyrë specifike e të qartë kësaj fature, konsiderohet si faturë dhe duhet të përmbajë të gjitha elementet, në përputhje me këtë ligj, si dhe referencën te fatura origjinale.

4. Përveç informacionit të përmendur në pikën 1, të këtij neni, kur fatura lëshohet nga blerësi për furnizimin e marrë nga shitësi, fatura e lëshuar duhet të përmbajë edhe shënimin “Vetëfaturim”. Në këtë rast, është e detyrueshme të përfshihet në faturë edhe informacioni me numrin unik të identifikimit, emrin e tatimpaguesit/emrin, mbiemrin dhe adresën e shitësit.

5. Përveç të dhënave të detyrueshme, të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, tatimpaguesit, që lëshojnë faturë, mund të përfshijnë edhe të dhëna të tjera, sipas nevojave të tyre.

6. Tatimpaguesit, që lëshojnë faturë, janë të detyruar që të paraqesin informacion të saktë e të plotë, në përputhje me pikën 1 të këtij neni.

7. Çdo blerësi, person fizik apo juridik, ose individi, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit apo të shërbimit të ofruar nëse shitësi nuk lëshon një faturë me të gjitha të dhënat e detyrueshme, në përputhje me këtë ligj.

8. Shënimet NIVF dhe NSLF, së bashku me informacionet e tjera të detyrueshme, sipas këtij neni, duhet të printohen së bashku me elementet e tjera të faturës, kur fatura lëshohet në letër, ose të përfshihen në faturën elektronike.

9. Fatura që nuk është lëshuar ose për të cilën nuk është kryer procedura e fiskalizimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, nuk njihet si një dokument i vlefshëm për qëllime tatimore për një blerës që kryen aktivitet tregtar.

10. Përveç përshkrimeve dhe të dhënave të parashikuara në pikat 1 e 2, të këtij neni, fatura me TVSH përmban të dhënat e përcaktuara në legjislacionin për tatimin mbi vlerën e shtuar.

11. Ministri përgjegjës për financat, me udhëzim, përcakton mënyrën e gjenerimit, gjatësinë dhe llojin e të dhënave për NIVF-në dhe NSLF-në, si dhe mund të përcaktojë kërkesa të tjera që duhet të përmbajë një faturë, për rastet që rrjedhin nga veçoritë e veprimtarive të zhvilluara, të sendeve të tregtueshme, të punimeve apo të shërbimeve.

Neni 10: Të dhënat shtesë për faturën elektronike

1. Përveç përshkrimeve dhe të dhënave të parashikuara në nenin 9, këtij ligji, fatura elektronike përmban të dhënat për procesin, identifikuesit e faturës, adresat elektronike të shitësit e të blerësit në platformën qendrore të faturave dhe, nëse është e aplikueshme:

a) të dhënat e përfituesit të pagesës;

b) të dhënat e përfaqësuesit tatimor të shitësit;

c) referencën e kontratës;

ç) të dhënat e dorëzimit;

d) detajet e çmimit.

2. Ministri përgjegjës për financat, me udhëzim, përcakton elementet teknike dhe procedurën për lëshimin e shkëmbimin e faturave elektronike e të dokumenteve shoqëruese.

Neni 11: Fatura e thjeshtë

1. Si përjashtim nga neni 9, i këtij ligji, tatimpaguesi që lëshon fatura, i cili i nënshtrohet regjimit të bizneseve të vogla, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar, mundet që në rastin e furnizimit të mallrave e të shërbimeve të paguara me para në dorë, në kohën e dorëzimit të mallrave ose të shërbimeve të lëshojë një faturë të thjeshtuar, e cila duhet të përmbajë, të paktën, të dhënat e mëposhtme:

a) titullin “Faturë-Th”;

b) numrin e faturës;

c) kodin e operatorit, të lëshuar në përputhje me nenin 15 të këtij ligji;

ç)kodin e vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, të përcaktuar në përputhje me nenin 14 të këtij ligji;

d) mënyrën e pagesës (kartëmonedha, kartë, çek), monedhën dhe kursin e këmbimit, nëse fatura nuk është e shprehur në monedhën kombëtare shqiptare (LEK);

dh) NIVF-në;

e) NSLF-në;

ë) datën dhe kohën (orën, minutat dhe sekondat) e lëshimit të faturës;

f) identifikimin e shitësit (numrin identifikues unik, emrin e tatimpaguesti/emrin dhe mbiemrin, dhe adresën);

g) identifikimin e blerësit (numrin identifikues unik, emrin e tatimpaguesit/emrin dhe mbiemrin, dhe adresën). Ky informacion është i detyrueshëm vetëm në rast se blerësi është tatimpagues, subjekt i tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, ose subjekt i TVSH-së, në përputhje me ligjet e veçanta, ose është person juridik, që është furnizuar me mallra apo shërbime në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së tij ekonomike; ose në raste të tjera, kur blerësi kërkon shënimin e këtyre të dhënave në faturë;

gj) sasinë dhe përshkrimin e mallrave apo të shërbimeve të furnizuara dhe çmimin për njësi;

h) vlerën totale të faturës;

i) kodin QR, i cili përmban të dhënat e përcaktuara me udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat. 10 2. Në rastin kur fatura lëshohet në letër, nuk është e nevojshme të përfshihen të dhënat, sipas shkronjave “b” deri në “d”, të pikës 1, të këtij neni, sepse blerësi mund t’i aksesojë ato nëpërmjet kodit QR, në përputhje me shkronjën “i”, të pikës 1, të këtij neni.

3. Në rast të vetëfaturimit, i cili përmban detyrimin e TVSH-së, lëshohet një faturë me TVSH, në përputhje me legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

4. Përveç elementeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar, fatura e thjeshtuar e TVSH-së duhet të përfshijë të dhënat, sipas shkronjave “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e” dhe “i”, të pikës 1, të këtij neni. Pika 2, e këtij neni, zbatohet edhe për faturat e thjeshtuara të TVSH-së.

Neni 12: Numri i faturës

1. Numri i faturës, i cili, sipas dispozitave të nenit 9, të këtij ligji, është pjesë integrale e faturës, duhet të paraqitet nga tatimpaguesi që lëshon fatura në fushën “numri i faturës”, gjatë zbatimit të procedurës së fiskalizimit, dhe në faturë në dy pjesë:

a) numrin rendor numerik të faturës;

b) kodin e pajisjes elektronike të faturimit.

2. Renditja numerike e numrit të faturës duhet të formohet si një renditje numerike e pandërprerë, pa hapësira ndërmjet numrave, për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë të biznesit ose pajisje elektronike të faturimit brenda vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit. Rregullat e renditjes numerike të numrit të faturës duhet të përshkruhen nga tatimpaguesi që lëshon fatura në një akt të brendshëm.

3. Renditja numerike e pandërprerë për çdo vit kalendarik fillon nga numri “1” deri në numrin “n”, për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit ose pajisje elektronike të faturimit brenda vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.

4. Kodi i pajisjes elektronike të faturimit gjenerohet nga sistemi informatik i administratës tatimore qendrore, në momentin e testit të parë të hyrjes gjatë regjistrimit të pajisjes elektronike të faturimit, që duhet të kryhet jo më vonë se 24 orë përpara lëshimit të faturave nga ajo pajisje. Ndër elementet e tjera që duhet të përmbajë ky test hyrje, përcaktuar në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, përfshihet, gjithashtu, kodi i vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit ku do të përdoret pajisja elektronike e faturimit.

5. Numri i faturës tregohet pa kodin e pajisjes elektronike të faturimit, të referuar në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij neni, në rastin e:

a) lëshimit të faturës, për të cilën është parashikuar pagesa pa para në dorë;

b) përpilimit dhe lëshimit të faturës nëpërmjet platformës qendrore të faturave, në përputhje me nenin 22 të këtij ligji;

c) vetëfaturimit, sipas pikës 2, të nenit 7, të këtij ligji.

6. Ministri përgjegjës për financat, me udhëzim, përcakton zbatimin e këtij neni.

Tags:
Share:
softlab